Zyrtarët policorë i ofrojnë ndihmën e parë qytetares së alivanosur

Sot rreth orës 12:00 njësia policore teksa po trajtonte një rast të një aksident trafiku në rrugën ”Avni Klinaku” në Vushtrri, kishte hasur në një qytetare të alivanosur e cila gjendej në gjendje të rëndë.
”Gjendja e viktimës kishte të beje me bllokimin e rrugëve te frymëmarrjes, me ç’ rast zyrtarët policorë në rrethana të tilla kanë reaguar menjëherë duke i dhënë ndihmën e parë përfshirë edhe kthimin e gjuhës dhe lirimin e rrugëve të frymëmarrjes, veprime këto të cilat kanë rezultuar me kthimin drejt normalizimit të frymëmarrjes dhe gjendjes shëndetësore”, thuhet në komunikatë.
Ndërkohë që në vendngjarje ka arritur ekipi mobil mjekësore të cilët kanë vazhduar me tretman të mëtejmë mjekësor të qytetares.
Në kuadër të detyrave dhe autorizimeve, reagimet e natyrës se tillë në ofrim të ndihmës ndaj qytetarëve janë dhe mbeten mision i përhershëm i Policisë së Kosovës./21Media

Back to top button