Pritja që iu bë vajzës së Ibrahim Tatlises në Prishtinë, Dilan: Të dua Kosovë

Dilan, vajza e ikonës së muzikës turke, Ibrahim Tatlises, para disa ditëve dha performancën e parë në Prishtinë.
Arritja e saj në Prishtinë u përcjell me organizim dhe pritje të veçantë për të nderuar ardhjen e saj.
Ajo performoi në një nga klubet e kryeqytetit.

Para koncertit, Dilan në një intervistë ekskluzive për emisionin “IN&OUT” të RTV21, ka thënë se Prishtina është një vend i bukur dhe se ka qenë shumë e emocionuar të vijë në Prishtinë.

Para fillimit të koncertit, Dilan ka thënë se është e emocionuar.
Ndërsa, kur u pyet nëse di ndonjë fjalë në gjuhën shqipe, këngëtarja ka thënë “Të dua Kosova”./21Media

 

Back to top button