Gërvalla: Ideologjia e Vuçiqit mund të dërgojë në një luftë të re

Këshilli i Sigurimit të OKB diskutoi raportin për Kosovën
Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla e akuzoi Serbinë për përpjekje të vazhdueshme për të rritur tensionet në rajon. Në seancën e rregullt të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën, Gërvalla tha se retorika e presidentit serb Vuçiq është kërcënim serioz për stabilitetin dhe paqen në rajon. Në një përplasje të saj në Këshill të Sigurimit me Ministrin e Jashtëm serb, Nikola Selakoviq, ky i fundit akuzoi Kosovën se po tregohet e gatshme për “zgjidhje kompromisi” në dialog./21Media

Back to top button