Pritje deri në 30 minuta në Merdare

Deri në 30 minuta janë pritjet për të dalë nga Kosova në pikën kufitare në Merdarë në mëngjesin e sotëm.
Sipas njoftimit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar në Jarinjë pritjet janë deri në 5 minuta. Kurse, te dheu i bardhë deri në 15 minuta.
Pritje më pak ka në pikat tjera kufitare, ndërkaq për të hyrë pritjet maksimale janë deri në 10 minuta.
Pikat e Kalimit Kufitar: Hyrje (min) Dalje (min)
Merdarë 03-05 20-30
Jarinje 05-10 03-05
Mutivodë 03 -05 03- 05
Bernjak 03-05 03-05
Dheu i Bardhë 03-05 10-15
Vërmicë 03-05 05-10.
Pritjet e gjata të qytetarëve të Kosovës në pikat kufitare, ndodhin çdo vit gjatë sezonit të verës.
Për shkak të rritjes së rasteve me Koronavirus, Kosova ka vënë masa shtesë antiCOVID. Të gjithë qytetarët, pavarësisht shtetësisë, obligohen të paraqesin në hyrje dhe dalje dëshminë e vaksinimit, testin PCR të 72 orëve të fundit ose atë serologjik të 30 ditëve të fundit. Në të kundërtën do të vetizolohen për 7 ditë./21Media 

Back to top button