Edhe 350 mijë termine për vaksinim

Brenda muajit shtator do të vaksinohen së paku edhe 350 mijë qytetarë, kështu ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë për portalin rtv21.tv.
“Janë shtuar edhe rreth 60 mijë termine për javë që do të thotë se brenda shtatorit do të ketë se paku mbi 350 000 termine për vaksinime të qytetarëve”, thuhet në një përgjigje të Ministrisë së Shëndetësisë.
Megjithatë, pas ankesave të qytetarëve se nuk ka termine për vaksinim kundër Covid-19, MSh ka thënë se përveç termineve që kanë qenë të rezervuara janë shtuar termine shtesë. Duke marrë shembull qendrën e vaksinimit “1 Tetori” në Prishtinë.

Por, Ministria e Shëndetësisë nuk është përgjigjur në pyetjen e portalit rtv21.tv, se në cilat komuna s’ka data të lira për caktimin e termineve për t’u vaksinuar?
Kujtojmë se deri të martën, në Kosovë janë dhënë mbi 825 mijë vaksina kundër koronavirusit. Në total, 276 mijë e 890 qytetarë janë vaksinuar me nga dy doza./21Media

Back to top button