Pritje deri në 6 orë e gjysmë në Merdare

Kthimi i bashkatdhetarëve pas pushimeve në Kosovë ka bërë që sërish të krijohen kolona të gjata në vendkalimet që e lidhin Kosovën me Serbinë.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se kolona të gjata deri në 3 kilometra e gjysmë vazhdon të ketë në dalje të pikës kufitare në Merdare. Sipas të dhënave të përditësuara pritjet në këtë pikë kalim kufitar në dalje janë deri në 6 orë e gjysmë.
Pritje deri në 3 orë janë edhe në pikën kufitare Dheu i Bardhë, Mutivodë, Jarinje, ndërsa në Muçibabë pritjet janë deri në 1 orë./21Media
 

Back to top button