Pritje deri në dy orë në Merdare
Mërgimtarë të cilët erdhën për festat e fundvitit në Kosovë, tanimë kanë përfunduar pushimet e tyre.
Ata tashmë po kthehen në shtetet ku jetojnë e veprojnë. Edhe gjatë ditës së sotme raportohet për kolona nëpër pika kufitare.
Në dalje të pikës kufitare në Merdarë dhe Dheu i Bardhë raportohet për kolona. Në dalje të Merdares sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar kolonat janë deri në 900 metra që i bie 90 deri në 120 minuta pritje për të kaluar këtë pikë kufitare.
Ndërsa rreth një po presin bashkatdhetarët që po kalojnë në pikën kufitare Dheu i Bardhë. Kolonat në këtë pikë kufitare raportohet të jenë deri në 700 metra.
Ndërsa kolona në pikën kufitare në Muçibabë është 100 metra, ndërsa në Jarinje 50 metra.