Digjen dy vetura në veri të Mitrovicës

 

Dy vetura janë djegur mbrëmë në veri të Mitrovicës.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti.

Hoti për portalin rtv21.tv ka thënë se një veturë është djegur gjatë vozitjes me gjasë pas një defekti në motor, ndërsa edhe një veturë tjetër e parkuar afër saj u kaplua nga zjarri.

“Pronarja e veturës ka deklaruar në polici se vetura e saj është kapluar nga zjarri gjatë vozitjes ndërsa kur ka ndaluar veturën e saj në afersi është djegur edhe vetura afër saj”, ka thënë Hoti.

Nuk ky incident përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar./21Media

Back to top button