Pritje e kolona në kufirin Maqedoni-Kosovë

Udhëtarët që po hyjnë në Kosovë nga Maqedonia e Veriut përmes pikës kufitare te Hani i Elezit po presin më shumë se 30 minuta.
Portali rtv21.tv ka siguruar pamje nga kufiri ku shihen kolonat e gjata të automjeteve duke pritur për të hyrë në Kosovë.

Udhëtarët po ankohen se policia maqedonase po i maltreton me kontrolle të panevojshme dhe të stërzgjatura.
Në anën tjetër, Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar nuk raporton për pritje e kolona. Sipas tyre hyrjet dhe daljet në pikën kufitare të Hani i Elezit pritjet janë 5-10 minuta ndërsa kolonat janë 10-20 metra./21Media

Back to top button