Ukraina kërkon që tani të ndalohet energjia nga Rusia

Ministri i Financave i Ukrainës, Sergei Marchenko ka deklaruar se një embargo e plotë e energjisë ruse është “shumë e rëndësishme” dhe se duhet të ndodhë “tani”.

“Është shumë e rëndësishme dhe kaq e nevojshme për ta bërë atë tani. Vetëm për shkak se çmimet e mëdha të naftës dhe gazit ndihmojnë Rusinë… të bëjë buxhetin e saj të funksionojë me suficit, në krahasim me ne, ne po ecim me deficit shumë të madh”, ka thënë ai për BBC.

Marchenko ka deklaruar se ai nuk mendon se një ndalim i plotë i blerjes së energjisë ruse do t’i jepte fund luftës, por beson se kjo do ta bënte Rusinë të vuajë më shumë sesa është tani./21Media

Back to top button