Në Merdare pritjet janë deri 1 orë e gjysmë

Në Merdare pritjet janë deri 1 orë e gjysmë

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka njoftuar se edhe sot janë regjistruar pritje të gjata në pikat kufitare mes Kosovës e Serbisë. Pritjet më të gjata, janë në Merdare dhe në Muçibabë.

Në Merdare, në këto momente, pritjet për të hyrë në Kosovë janë 60 deri në 90 minuta, ndërsa gjatësia e kolonës së automjeteve deri në 350 metra. Në orët e hershme të mëngjesit, pritjet ishin dhe më të gjata.

Pritje deri në gjysmë ore ka në pikën kufitare në Muçibabë. Ndërsa pritje deri në 20 minuta ka në Vermicë dhe Dheu i Bardhë.

Ndërkaq, për të hyrë në territorin e Serbisë nga këto pika kufitare, pritjet janë 3 deri në 5 minuta.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar gjendja e rrugëve që të shpijnë në pikat e kalimit kufitar janë të kalueshme.

Kontrolloni pritjet në pikat kufitare të Kosovës në kohë reale duke klikuar këtu./21Media