Vidhet vetura në Fushë Kosovë, policia arreston të dyshuarin

Vetura iu kthye ankuesit

Një person është ankuar në polici se persona të panjohur ia kanë vjedhur veturën gjatë natës.

Rasti sipas policisë ka ndodhur dje rreth orës 07:40 në rrugën “Nënë Tereza” në Fushë Kosovë.

Njësia Policore gjatë hetimeve të zhvilluara ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë të dyshuarin mashkull K/Shqiptar, i cili kishte vjedhur veturën.

Me vendim të Prokurorit, vetura i është kthyer ankuesit, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në qendrën e mbajtjes./21Media

Back to top button