Pritjet në Merdare deri në 4 orë

Vazhdojnë pritjet e gjata në kufi

Kolonat e gjata janë duke vazhduar akoma në pikën kufitare në Merdare.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ka njoftuar se për momentin qytetarët për të dalë nga Kosova në pikën kufitare të Merdares po presin deri në 4 orë. Ndërsa për të hyrë në Kosovë në Merdare pritjet janë deri në 5 minuta, shkruan rtv21.tv.

Pikat tjera kufitare nuk janë të ngarkuara, udhëtarët po presin më së shumti deri në 20 minuta për hyrje-dalje./21Media

Back to top button