Priyanka Chopra dhe Nick Jonas bëhen prindër për herë të parë

Priyanka Chopra dhe Nick Jonas janë bërë prindër për herë të parë.
Çifti ndanë lajmin e bukur me ndjekësit në Instagram.
“Ne jemi të lumtur të konfirmojmë se kemi mirëpritur një fëmijë me surrogate. Ne me respekt kërkojmë privatësi gjatë kësaj kohe të veçantë, ndërsa fokusohemi te familja jonë” shkruan ata.
Ndërkaq, për ndjekësit nuk është zbuluar emri apo gjinia e foshnjës.
Chopra, 39 vjeç dhe Jonas, 29 vjeç, u martuan në vitin 2018 në Indi
Çifti u njohën për herë të parë në vitin 2017 dhe e bënë publike romancën e tyre në vitin 2018. Ata u fejuan pas vetëm katër muajsh lidhje.
Në një intervistë në fillim të këtij muaji me Vanity Fair, Chopra foli për çiftin që do të ketë një fëmijë në të ardhmen, por nuk përmendi se ata tashmë ishin në pritje./21Media

Back to top button