111 pacientë me koronavirus po trajtohen në ShSKUK, 49 me oksigjeno-terapi

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës(ShSKUK) ka njoftuar se 111 pacientë të infektuar me Covid-19 po marrin trajtim në ShSKUK, prej tyre 30 post-Covid.
Me oksigjeno-terapi janë 49 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë të shtrirë 4 pacientë.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 40 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 30 pacientë post-covid
Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 4 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 7 pacientë
Klinika Obstetrike Gjinekologjike, 18 pacientë
Spitali i Gjakovës, 12 pacientë
Spitali i Pejës, 8 pacientë
Spitali i Prizrenit, 3 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 11 pacientë
Spitali i Ferizajt, 4 pacientë
Spitali i Gjilanit, 6 pacientë./21Media

Back to top button