Prizren, burri në gjendje të dehur rrah gruan dhe të bijën
Një burrë në Prizren është arrestuar pasi dyshohet se ka rrahur bashkëshorten e tij dhe të bijën.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, i njëjti ka qenë në gjendje të dehur.
Gjithashtu, Policia njofton se ai ka dëmtuar një derë të një dhome në shtëpinë e tij.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./21Media