Prizren: Gjendet një mbetje mortore

Nuk dihet nëse i takon luftës së fundit në Kosovë
Gjatë gërmimeve për të hapur një varr në varrezat myslimane në lagjen “Tusus” të Prizrenit nga punëtorët për hapjen e varrezave, është rastisur në një mbetje mortore të mbështjellë me rroba dhe batanije e për të cilën nuk dihet nëse i takon periudhës së luftës së fundit në Kosovë. Udhëheqësi i Njësisë së Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Kushtrim Gara, tha se janë duke pritur konfirmimin e mjekësisë ligjore për të përcaktuar periudhën të cilës i takojnë këto mbetje mortore./21Media

Back to top button