Sulmohet një mjek në Podujevë, reagon Bulliqi

A.B mjek në Emergjencën e Podujevës është sulmuar fizikisht sot nga një person në vendin e punës, duke i shkaktuar lëndime trupore.
Lidhur me këtë sulm, ka reaguar kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, i cili ka kërkuar nga organet e rendit që të ndërmarrin masa ndaj autorit të sulmit.
“Sulmi ndaj mjekut në QKMF në Podujevë është një akt i papranueshëm dhe i turpshëm. Duke e dënuar ashpër sulmin ndaj mjekut në vendin e tij të punës, kërkoj nga organet e rendit të ndërmarrin masat ligjore dhe të nxirret para drejtësisë autori i sulmit”, ka shkruar Bulliqi në Facebook./21Media

Back to top button