Prizren, një burrë arrestohet për ngacmim seksual

Një burrë është arrestuar dje në Prizren, pasi ka ngacmuar seksualisht një grua.
Policia ka bërë të ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti e ka ngacmuar seksualisht viktimën femër kosovare, me ç’rast e njëjta ka pranuar tretman mjekësor.”, ka bërë të ditur Policia.
I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt./21Media

Back to top button