Prizren: Përkujtohet komandant Petriti

Homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Landovicë

Me rastin e 22 vjetorit të rënies së dëshmorit të kombit, Remzi Ademaj – Komandant Petriti, kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me pjesëtarë të Shoqatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, kanë bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Landovicë, si dhe tek monumenti i Lirisë në Prizren. Për të shënuar këtë ditë u organizua edhe aktiviteti për dhurimin vullnetar të gjakut në repartin e transfuzionit të gjakut në Spitalin Rajonal të Prizrenit./21Media

 

Back to top button