Prizrenasi humb kontaktet me familjarët pasi shkoi për punë të përkohshme në Gjermani

Një person nga Prizreni ka humbur kontaktet me familjarët, pasi shkoi për punë të përkohshme në Gjermani.

Rastin në Polici e ka raportuar vëllai i viktimës. Policia ka njoftuar për një rast “person i zhdukur” nga fshati Lubizhdë e Prizrenit.

Shokët e viktimës rastin e kanë raportuar te autoritetet Gjermane dhe ende nuk ka ndonjë informatë për të.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se prej datës 10.07.2023 i ka shkëputur  lidhjet me vëllain e tij viktimën mashkull  kosovar i cili ka shkuar për punë të përkohshme në Gjermani për të cilin rast shokët e viktimës e kanë raportuar te autoritetet Gjermane dhe ende nuk ka ndonjë informatë për të”, thuhet në raportin e Policisë./21Media

Back to top button