Prizreni 16 triumfoi përballë Sigal Prishtinës

Prizreni 16 sot shënoi fitore në ndeshjen e parë çerekfinale të “Play-off” ndaj Sigal Prishtinës me rezultat 95:87 (29:25, 18:20, 27:28, 21:14).

Ndeshja e dytë zhvillohet në kryeqytet, ndërsa skuadra që shënon dy fitore, kualifikohet në gjysmëfinale.
Pas një fillimi të barabartë, siç informoi Federata e Basketbollit e Kosovës, vendasit për një nuancë ishin më të mirë, duke pasur epërsi konstante, ku çerekun e parë e fituan me rezultat 29:25.
Periudha e dytë u karakterizua me epërsinë e herë njërës skuadër, e herë tjetrës dhe me shumë barazime, kurse pjesa e parë përfundoi me shifrat 47:45.
Lojë e ngjashme u zhvillua edhe në periudhën e tretë, ku pas rezultatit 50:50, vendasit me një seri prej 9:0 u shkëputën në 59:50, por prishtinasit nuk u dorëzuan, duke e përmbysur rezultatin në 64:70, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 74:73.
Por, në dhjetë minutat e fundit dhe vendimtare, prizrenasit ishin më të mirë, duke u shkëputur në 23 pikë, 92:79 dhe arritën të menaxhojnë epërsinë, duke triumfuar në fund 95:87.
Te Prizreni 16 u dalluan: Arti Hajdari me 35 pikë, Urim Zenelaj me 12 pikë e tetë kërcime dhe Darell Davis me 18 pikë e gjashtë asistime, kurse te Sigal Prishtina u dalluan: Devin Thomas me nëntë pikë e 17 kërcime, Jetmir Zeqiri me 23 pikë dhe Jan Palokaj me 20./21Media
Back to top button