Pas fitores, reagon Kamberi

Shaip Kamberi, ka marrë mjaftueshëm vota edhe për një mandat si deputet në Kuvendin e Serbisë.
Pas përfundimit të votave, Kamberi ka falenderuar të gjithë ata që votuan për përfaqësimin e shqipëtarëve, njëzëri.
Në një postim në Facebook Kamberi ka shkruar se do të vazhdojë të jetë zëri i të gjithë qytetarëve pa dallim.
Kamberi ka thënë se 28 prilli i bëri të gjithë bashkë dhe bashkë ia dolën.
“Faleminderit pafund, aytetarëve të Lagjës së Strukarëve të cilët përtej bindjeve politike sot votuan për përfaqësimin e shqiptarëve. Njëzëri. Faleminderit partnerëve të Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës për angazhimin, përkushtimin dhe betejën që udhëhoqëm e fituam bashkë. Faleminderit edhe subjekteve tjera politike që veprojnë në Bujanoc e të cilat ndëgjuan drejtë nevojën e popullit shqiptar për vazhdimin e përfaqësimit parlamentar. Vëzhguesve të PVD-së, PD-së, LPD-së e APN-së për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor duke e ruajtur kështu të drejtën themelore të demokracisë – që mundësuan realizimin e votës së lirë. 28 Prilli na bëri të gjithëve bashkë e bashkë ia dolëm të gjjthë. Unë do të vazhdojë të jem zëri i të gjithë qytetarëve pa dallim. Përtej çdo bindje politike janë shqiptarët”, ka shkruar Kamberi në Facebook./21Media

Back to top button