Probleme serioze për Milanin në prag të ndeshjes me Torinon
Zlatan Ibrahimovic, Ante Rebic, Ismael Bennacer dhe Samu Castillejo nuk kanë udhëtuar me Milanin për përballjen e sotme në Serie A kundër Torinos.
Kuqezinjtë do të përballen me “Granatan” në orën 20:45 në “Stadio Olimpico Grande”, një ndeshje që duhet fituar pas fitores 2-0 të Interit ndaj Hellas Veronës dje. Stefano Pioli tashmë pritej të ishte pa Alessio Romagnolin, Alessandro Florenzin dhe Simon Kjaer, por probleme e tij veq se janë shtuar edhe më shumë.
Siç jepen detajet nga “MilanNews.it”, Ibrahimovic, Rebic, Bennacer dhe Castillejo nuk iu bashkuan skuadrës së Milanit për udhëtimin në Torino, duke i përjashtuar ata nga ndeshja e sonte kundër Torinos.
Veterani suedez po vuan nga një mbingarkesë në gjurin e majtë, ndërsa tre të tjerët po përballen me lodhje të muskujve. Ka të ngjarë që të katër do të jenë në dispozicion për ndeshjen e radhës kundër Genoas.
Pioli tani do të duhet të ndërhyjë me planet e tij pak përpara ndeshjes së sotme, i vetëdijshëm për rëndësinë e çdo pike nga ky ballafaqim.