Problemet në veri të vendit temë diskuitimi e kryetarëve Atiq dhe Peci

Zgjedhja e problemeve të qytetarëve në komunat në veri të vendit ishte temë diskutimi mes kryetarit të komunës së Mitrovicës së Veriut Eden Atiq dhe atij të Zveçanit, Ilir Peci.

“Z. Ilir Peci e urova për mandatin në krye të Zveçanit dhe i urova punë të mbarë. Së bashku diskutuam për sfidat dhe problematikat me të cilat përballen qytetarët e komunave tona dhe biseduam për zgjidhjet për ato probleme. Në këto komuna nuk është menduar asnjëherë për qytetarin dhe se janë lënë shumë mbrapa shërbimet publike”, ka shkruar ai.

Atiq ka theksuar se komunat në veri të vendit, të cilat tashmë kanë kryetarë shqiptarë, do të bëhen të qytetarëve dhe do të jenë vende të banueshme ku normalisht do të zhvillohet jeta sikur në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës./21Media

Back to top button