Proces i rregullt i votimit në Viti

Deri më tani kanë votuar 212 qytetarë

Në shkollën e mesme profesionale “Jonuz Zejnullahu”, në Viti, deri në orën 11:00 kanë votuar 212 qytetarë nga 3 mijë e 840 votues sa ka kjo qendër, që llogaritet si më e madhja në këtë komunë, raporton rtv21.tv.

Sipas Njizai Lutfiu, menaxher i shkollës, gjithçka ka shkuar në rregull prej orës 07:00, kur ka filluar procesi. Sipas tij, nuk ka pasur asnjë ankesë nga qytetarët që kanë votuar./21Media

Back to top button