Prodhimi i industrisë shënon rritje në eurozonë

Sektori industrial në eurozonë në muajin maj arriti rezultatet më të mira nga nëntori i vitit të kaluar

Kjo shkon në favor të përshpejtimit të rritjes ekonomike të rajonit në tremujorin e dytë.

Prodhimi industrial në maj, në nivel mujor, shënoi rritje prej 1.3 për qind, ose 0,3 për qind më shumë se sa në prill dhe më tepër se sa pritjet e rritjes prej 1,0 për qind, tregojnë të dhënat e publikuara sot nga shërbimi për statistika evropiane Eurostat, transmeton AP.

Back to top button