Prodhuesit e qumështit kërkojnë ndihmë nga Qeveria

Ardian Purrini nga Shoqata e Prodhuesve të Qumështit në ”Startup” të RTV21, tha se ka rënë prodhimtaria e qumështit si pasojë e zvogëlimit të numrit të lopëve.
”Ne mendojmë që së bashku me Ministrinë e Bujqësisë ta bëjmë më profitabile këtë punë”, tha ndër tjera Purrini.

Purrini tutje tha se në Kosovë aktualisht janë 2 mijë e 138 fermerë komercial, ai gjithashtu shtoi se para pandemisë ka pasur më shumë fermër.
 
Kryetari i Shoqatës së Industrisë së Qumështit, Gani Durmishaj thotë se pandemia i shkaktoi shumë humbje industrisë së qumështit në Kosovë, teksa shtoi se për këtë Qeveria nuk po merr masa.

Bajram Jetishi prodhues tha se nëse Qeveria nuk merr masa, shumica e fermerëve do të dështojnë.
”Jemi duke u përgaditur për mbjelljet pranverore, çmimet janë rritur janë të përballueshme”, tha Jetishi./21Media

 

Back to top button