Profesionistët shëndetësorë mbështesin lehtësimin e masave
Rënia e rasteve pozitive me COVID-19 në javën e fundi ka krijuar mundësi për rishikim të masave të reja antiCOVID. Kështu thonë ekspertët e shëndetësisë të cilët kërkojnë që edhe me lirim të masave mos të lejohen grumbullimet e qytetarëve duke marr parasysh se ndodhemi në fushatë zgjedhore.
Ndërsa, edhe në takimin e sotëm në mes të ministritë të Shëndetësisë, Arben Vitia dhe kryetarët e komunave të Kosovës kanë diskutuar për lehtësim të masave.
Masat që pritet të hyjnë në fuqi janë hapja e çerdheve dhe shkollave, gastronomisë i lejohet puna për 50 % të hapësirës brenda lokaleve për personat që ofrojnë dëshmi të vaksinimi apo teste përkatëse. Ndërsa, në fuqi vazhdon të jetë kufizimi i lëvizjes nga ora 22:00 deri në 05:00.
Infektologu, Ilir Tolaj konsideron se tani është momenti për lirim të masave antiCOVID.
Tolaj përkrah idenë në lokale të gastronomisë të kenë qasje vetëm ata që janë të vaksinuar apo dëshmojnë se nuk janë të infektuar.
Mirëpo, bënë thirrje që mos të ketë grumbullime të qytetarëve marr parasysh që ndodhemi edhe në fushatë zgjedhore.
Edhe infektolgu Tolaj e mbështet hapjen e institucioneve arsimore, por që sipas tij zgjidhja më e mirë do të ishte vaksinimi edhe i fëmijëve.
Madje infektologu, Ilir Tolaj bënë thirrje që të hiqet edhe ora policore, por dasmat dhe klubet e natës thotë se nuk duhet të lejohen edhe për një periudhë të caktuar derisa të rritet edhe më shumë përqindja e vaksinimit kundër COVID-19.
Ndërsa, internisti Driton Vela kërkon që lirimi i masave antiCOVID të bëhet në mënyrë graduale.
Edhe Vela kërkon nga partitë politike që të mos grumbullojnë qytetarë dhe të mos ballafaqohet vendi edhe një valë tjetër të infektimit.
Masat që pritet të hyjnë në fuqi nga 27 shtatori 2021 janë:
– Mësimi në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar do të fillojë me datën 27 shtator ku në klasa nuk do të lejohen më shumë se 20 nxënës. Në klasat me më shumë se 20 nxënës, mësimi mbahet në dy grupe.
– Institucionet do të punojnë me kapacitete të plota, personeli duhet të ofrojë dëshmi të vaksinimit ose teste përkatëse.
– Kufizimi i lëvizjes vazhdon të mbetet i njëjtë, nga ora 22:00 – 05:00h.
– Gastronomia do të vazhdojë me të njëjtin orar. Lejohet puna brenda lokaleve për personat që ofrojnë dëshmi të vaksinimit ose teste përkatëse. Kjo nuk vlen për ambientet e jashtme të gastronomisë.
– Personeli i sektorit Publik dhe privat, të cilët kanë punë me palë, duhet të janë të vaksinuar ose të ofrojnë dëshmi për testet relevante.
Ndërsa, deri më tani për dy javë shkollat dhe çerdhet kanë qenë të mbyllura, ndërsa gastronomisë i është lejuar të shfrytëzoj vetëm hapësirat e jashtme.