Programi i Bulliqit: 4 milionë për bujqit, 300 mijë për pacientët dhe mësim gjithëditor për nxënësit

(Lajm i përditësuar)
Planet për infrastrukturë në Podujevë: Bulliqi tregon pengesat për parkingun nëntokësor
Kandidati i VV-së për kryetar të Podujevës, Shpejtim Bulliqi, në debatin zgjedhor në RTV21 ka komentuar në lidhje me premtimin e tij për ndërtimin e një parkingu nëntokësor, që ishte pjesë e programit të zgjedhjeve të kaluara.
Ai theksoi se zbatimi i këtij projekti është vonuar për shkak të problemeve me pronësinë, pasi prona ku do të ndërtohej parkingu rezultoi si pronë private, çka ka bllokuar realizimin e tij gjatë 20 viteve të fundit.
“Premtimi për parkingun nëntokësor, për 20 vite ka qenë i nevojshëm të identifikohet prona, dhe tani del që është pronë private,” tha Bulliqi,
Programi i Bulliqit: 4 milionë për bujqit, 300 mijë për pacientët dhe mësim gjithëditor për nxënësit
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka prezantuar programin e tij qeverisës në emisionin “Debati Zgjedhor” në RTV21, në kuadër të zgjedhjeve të 12 tetorit.
Bulliqi theksoi se programi është hartuar nga ekspertë të fushave të ndryshme dhe përfshin të gjitha pikat kyçe që do të realizohen gjatë mandatit të ri qeverisës nëse ai fiton besimin e qytetarëve.
“Ekspertët tanë nga fusha të ndryshme kanë hartuar një program gjithëpërfshirës për qeverisjen e Podujevës. Në këtë program janë përfshirë të gjitha pikat e rëndësishme që planifikojmë t’i realizojmë në mandatin e ri,” tha ai.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?