Programi i Refki Sumës për Hanin e Elezit

Ngritja e kapaciteteve të administratës komunale, përmirësimi dhe ruajtja e shërbimeve në shëndetësi dhe mirëqenie sociale, kujdes i shtuar për barazi gjinore në administratë komunale, aktivitete për parandalimin e dukurive negative dhe radikalizmave të ndryshme, përmirësimi dhe mirëmbajtja e infrastrukturës rrugore janë vetëm disa nga fushat të cilat zënë vend në programin që Refki Suma prezantoi në Debate Zgjedhore të RTV21.
Kandidati për kryetar i Komunës së Hanin e Elezit premtoi se në këtë mandat do të përfundojë dhe inventarizojë Shtëpinë e Kulturës, do të vendosë tabelat digjitale të komunikacionit, rregullojë shkallët emergjente në institucionet publike dhe rregullojë kanalizimet./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button