Kur do ketë ujë të pijshëm Hani i Elezit sipas Ballazhit dhe Sumës?

Në debatin “Zgjedhjet Komunale 2021” në RTV21 programin e tyre sot e shpalosën kandidatët për kryetar të Hanit të Elezit.
Problem në këtë komunë sipas qyteatrëve është furnizimi me ujë të pijshëm.
Mehmet Ballazhi kandidat nga Partia Demokratike e Kosovës deklaroi se në programin e tij qeverisës problemi me ujë të pijshëm pritet të zgjidhet brenda dy viteve.
Kurse, Ferki Suma Kandidat i pavarur për të parin e Hanit të Elezit tha se sipas planit të tyre qytetarët e Hanit të Elezit do furnizohen me ujë në fund të këtij viti ose në fillim të vitit tjetër./21Media

Back to top button