Programi “Kosova shtet i xhudos” po fillon fazën e parë

Ministri i Sportit, Hajrulla Çeku ka njoftuar se sot bashkë me kryetarin e Federatës së Xhudos në Kosovë, Agron Kuka nënshkruan memorandumin e bashkëpunimit për mbështetje financiare të fazës së parë të programit “Kosova shtet i xhudos”.
Çeku ka thënë se në kuadër të këtij memorandumi parashihet rritja e kapacitetit njerëzor për menaxhimin e programit të trajnerëve në xhudo, hartimi i projektit të detajuar për masovizimin e sportit të xhudos si dhe përkrahja për menaxhimin e organizimit të ngjarjeve ndërkombëtare.
Sipas ministrit, përmes programit “Kosova shtet i xhudos” synohet zhvillimi i infrastrukturës, masivizimin përmes shtrirjes në shkolla, fuqizimin e kapaciteteve të trajnerëve, organizimin e ngjarjeve ndërkombëtare dhe vazhdimësinë e rezultateve kulmore në sportin e xhudos./21Media

Back to top button