Projektet që u publikuan në muajin e parë të vitit

Muaji i parë i vitit 2022 disa prej artistëve i ka gjetur aktiv sa i përket projekteve të reja muzikore. Lista e këngëve të skenës sonë u pasurua me tetë këngë të reja, shkruan rtv21.tv
Veç këngëve solo gjatë muajit ka pasur edhe bashkëpunime mes artistëve të njohur.
“Ska” titullohet bashkëpunimi i dy emrave të njohur të estradës shqiptare, Mozzik dhe Elvana Gjatës.
Këtë projekt dyshja e kanë publikuar të shoqëruar me videoklip.

Këtë muaj u publikua edhe një këngë që përshkruan një histori personale. Bëhet fjalë për këngëtaren Beatrix Ramosaj, e cila ka publikuar këngën “Faj”, të cilën e solli disa ditë pas daljes së saj nga shtëpia e Big Brother Vip. Kënga është publikuar vetëm

 Gjatë muajit janar këngë të re solli edhe reperi Capital T. Ai ka publikuar projektin e ri muzikor “Përjetësisht”, që është pjesë e albumit të tij “HeartBroken Kids”.
“Përjetësisht”, është ripërpunim i këngës së famshme me të njëjtin titull, të grupit “Ritmi i Rrugës”, shkruan rtv21.tv
https://www.youtube.com/watch?v=uYXaXsF6ax4
Këtë muaj me një këngë shënoi rikthimin në skenë këngëtarja e njohur, Genta Ismajli. Ky emër i njohur për të gjithë ka publikuar projektin e ri muzikor në bashkëpunim me Eko Fresh dhe Phat Crispy.
“Bad Bitch”, titullohet kënga, që vjen e shoqëruar me videoklip.

 Gjatë janarit forcat për të sjell edhe një projekt i bashkuan edhe Essto me Skerdin.
“A ke ti zemër”  titullohet projekti i këtyre artistëve të cilët e kanë publikuar të kompletuar edhe nga ana vizuale.

Një këngë e re erdhi edhe nga këngëtari, Alban Skenderaj. Projekti i titulluar ”Spektatore” është realizuar me videoklip.

Gjatë janarit u publikua edhe projekti “Problem” nga artistja Arta Memedi, e cila është kujdesur që këtë këngë ta publikojë edhe me videoklip.

Një këngë dedikim për Tiranën muajin janar u publikua nga artistja nga Shqipëria  Anxhela Peristeri.
“N’Tiranë” mban titullin ky projekt që u publikua edhe me videoklip.

 
Këta artistë dhe të tjerët përmes rrjeteve sociale vazhdimisht bëjnë të ditur punën e tyre rreth projekteve muzikore./21Media

Back to top button