Projekti i ri i Shpatit dedikim Selvijës?

 

Këngëtari Shpat Kasapi, ka bërë të ditur se së shpejti do ta publikoj projektin e tij më të ri.

Në përgjigjet e pyetjeve të parashtruara në Instagram, nga dëgjues të muzikës së tij, Shpati bëri të ditur se kënga do të jetë baladë dhe se do të jetë dedikim për të fejuarën e tij, Selvijën.

Në pyetjen se a do të jetë Selvija pjesë e videoklipit, Shpati u përgjigj me “Pyet Selvijën” duke lënë që të kuptohet se e fejuara e tij, mund të jetë pjesë e projektit, ndërkohë që tregon se xhirimet po finalizohen në Tiranë.

Gjithashtu, sipas këngëtarit, projekti do të publikohet në fund të muajit.

“Çika e Shqiptarisë”, është projekti i fundit i Shpatit./21Media

Back to top button