Projektin e radhës Fero e sjell në bashkëpunim

Reperi nga Gjilani, Feronit Shabani i njohur për publikun si Fero, ka paralajmëruar fansat se është duke punuar rreth albumit të tij të ri.
Ndërkaq, Fero ka paralajmëruar projektin e radhës që është bashkëpunim, ku edhe ka ndarë një sekuencë të kësaj kënge.
Kënga është pjesë e albumit të artistit, që pritet të publikohet në muajt e parë të këtij viti.
”ft ???????? COMING SOON. Prej Albumit mat madh nHistori.  A me qit Albumin me 1 shkurt”, ka shkruar Fero krahas videos.

Më 25 tetor, Fero ka publikuar këngën e tij të fundit të quajtur, ”Bella”./21Media

Back to top button