Policia ndërhynë për të bërë evakuimin e Bashës

Pas hyrjes së protestuesve të Berishës në selinë e PD-së, forcat e RENEA-s janë parë duke u aktivizuar për të bërë evakuimin e mundshëm të kryetarit të PD-së, Lulzim Basha.
Policia përmes gazit lotsjellës dhe ujit po bën shërndarjen e protestuesëve.
Mediat në Shqipëri bëjnë të ditur se PD-ja ka kërkuar ndihmën e Policisë.
“Sali Berisha po rrezikon jetën e dhjetëra demokratëve me aktet e dhunës së sotme! Me një akt të paprecedentë, mercenarët nën urdhrat e tij, po sulmojne godinën e Partisë Demokratike, duke vënë në rrezik real jetën e drejtuesve më të lartë të Partisë Demokratike në qendër dhe në rrethe, si dhe të dhjetëra demokratëve të tjerë.. Gjakderdhja duhet ndalur nga institucionet ligjzbatuese! I bëjmë thirrje institucioneve të ndërhyjnë për të shmangur viktimat e dhunës së Sali Berishës mes demokratëve!”, ishte deklarata e PD-së.

Back to top button