Projektligjet e miratuara nga Komisioni për Integrime Evropiane

Komisioni për Integrime Evropiane, kryesuar nga kryetarja, Rrezarta Krasniqi, ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, në të cilën ka shqyrtuar dhe përkrahur pesë projektligje.
Projektligjet e miratuara përfshijnë amendamentet e Komisionit funksional, nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së, ndërkaq, lidhur me qëllimin e tyre njoftoi kryetarja e Komisionit.
Projektligjet e miratuara në këtë takim janë: Projektligji nr.08/L-010 për krijimin e infrastrukturës kombëtare të informacionit hapësinor në Republikën e Kosovës, Projektligji nr.08/L-027 për mbeturinat nga industritë nxjerrëse të mineraleve, Projektligji nr.08/L-033 për provimin e jurisprudencës, Projektligji nr.08/L-052 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr.05/L-010 për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës dhe Projektligji nr.08/L-074 për turizmin./21Media

Back to top button