Çfarë u vendos në mbledhjen e Komisionit për Shëndetësi?

Në mbledhjen e sotme, Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, nën drejtimin e kryetares Fatmire Mulhaxha – Kollçaku, kishte për objekt shqyrtimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Inspektoratin Sanitar të Kosovës.
Të ftuar në këtë takim ishin edhe përfaqësues juridikë dhe të Inspektoratit Sanitar të Ministrisë së Shëndetësisë.
Pas miratimit të rendit të ditës, drejtuesja e Komisionit ka kaluar në shqyrtimin Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Inspektoratin Sanitar të Kosovës.
Ajo, pasi ka theksuar domosdoshmërinë e plotësimit të këtij ligji, ia ka kaluarfjalën fillimisht përfaqësuesve të ministrisë dhe më pas deputetëve anëtarë të komisionit.
Nga diskutimet, si të përfaqësuesve të Ministrisë së Shëndetësisë edhe të deputetëve, doli se Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Inspektoratin Sanitar të Kosovës ka probleme të mëdha me ligjet e tjera bazike, ndaj u vendos në unanimitet që të shtyhet edhe për një javë, pasi duhet kohë për të sqaruar konfliktet që sjellin ndryshimet për harmonizim./21Media

Back to top button