Projektligji për rimëkëmbje ekonomike dërgohet në Kuvend, Hoti lut deputetët ta votojnë

 

Komisioni për Buxhet dhe Financa ka miratuar projektligjin për rimëkëmbje ekonomike. Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka falënderuar anëtarët e Komisionit për mbështetje.

Ai po ashtu iu është lutur deputetëve që ta mbështesin këtë projektligj me votat e tyre në Kuvend, para se të shkojnë në pushim veror.

“Programi për rimëkëmbje ekonomike financohet nga tre burime: (1) mjetet nga buxheti i rregullt, (2) marrëveshjet ndërkombëtare dhe (3) ligji për rimëkëmbje ekonomike. Dy të parat tanimë janë miratuar, për të cilën gjë jam falënderues ndaj të gjithë deputetëve. Me buxhetin e vitit 2021, do të zhvillohen masa të tjera dhe do të vazhdojnë disa nga masat ekzistuese, si dhe do të identifikohen instrumente financiare shtesë për të mbështetur rimëkëmbjen ekonomike.”, shkroi Hoti në Facebook./21Media

 

Back to top button