Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike sot në Kuvend

 

Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancë të jashtëzakonshme.

Sipas njoftimit, seanca do të filloj në ora 11:00, derisa, në rend dite është Projektligji për Rimëkëmbjen ekonomike.

Ndërkaq, para nisjes së seancës do të mblidhet online Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregullore të Kuvendit dhe Mbikëqyrjes së Agjencisë Kundër Korrupsion. Pikë e rendit të ditës do të jetë votimi i raportit të Komisionit Funksional në Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike.

Ky komision në rend dite ka edhe votimin e raportit me amendamente të Komisionit Funksional në Projektligjin nr.07/L-005 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr.03/L-116, me Ligjin 04/L-194, me Ligjin 05/L-063 dhe me Ligjin 05/L-007./21Media

Back to top button