Prokurorët kërkojnë 30 vjet burg për vrasësin e George Floyd

 

Ish oficeri i policisë, Derek Chauvin u burgos për vrasjen e George Floyd në prill dhe pritet që masa e vuajtjes së dënimit t’i shqiptohet më 25 qershor, bën të ditur BBC.

Prokuroria tha se kjo vrasje tronditi ndërgjegjen e gjithë kombit dhe njëherit kërkoi dënim të gjatë për Chauvin.

Ndërkohë që, mbrojtja e përshkroi vrasjen si “një gabim të bërë me mirëbesim” bazuar në trajnimin e Derek Chauvin.

Vrasja e George Floyd shkaktoi zemërim global dhe një valë demonstratash kundër racizmit dhe përdorimit të forcës nga policia.

Gjykatësi Peter Cahill, tashmë kishte vendosur që kishte faktorë rëndues në vrasjen e George Floyd, duke përfshirë kohën që Chauvin u gjunjëzua në qafën e Floyd. Kjo i lejon gjykatës të shqiptojë një dënim më të gjatë se 15 vjet, maksimumi i rekomanduar nga shteti.

Prokurorët kërkojnë një dënim prej 30 vjet për Chauvin, duke thënë se ai do të ketë kohë të llogarisë siç duhet për ndikimin e thellë të sjelljes së të pandehurit në viktimë, familjen e viktimës dhe komunitetin.

Çdo fjali “duhet të tregojë se askush nuk është mbi ligjin dhe askush nuk është poshtë tij”, tha prokuroria./21Media

Back to top button