Prokurorët nisin hetimet ndaj shefit të futbollit të Spanjës, Luis Rubiales

Prokurorët spanjollë kanë hapur një hetim që mund të përfundojë me akuza për sulm seksual kundër shefit të Federatës së Futbollit të vendit, Luis Rubiales.
Çështja e prokurorëve përqendrohet në puthjen e padëshiruar që Rubiales i dha lojtares Jenni Hermoso teksa Spanja fitoi Kupën e Botës për femra më 20 gusht, sipas një deklarate të së hënës nga Zyra e Prokurorit spanjoll.
“Ne kemi rënë dakord të kontaktojmë Jennifer Hermoso për ta informuar atë për të drejtat e saj si viktimë e një krimi të supozuar të agresionit seksual në 15 ditët e ardhshme”, thuhet në deklaratë.
Kjo vjen përpara një takimi “të jashtëzakonshëm dhe urgjent” të thirrur nga Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF) për të hënën pasdite pasi Rubiales u pezullua përkohësisht nga FIFA, organi drejtues botëror i futbollit, gjatë fundjavës. /21Media