Prokuroria: Bislimi u intervistua në cilësinë e dëshmitarit, s’jemi në gjendje të japim detaje

Prokuroria Speciale njoftoi se zëvendës kryeministri në detyrë, Besnik Bislimi është intervistuar në cilësinë e dëshmitarit .

Megjithatë në një përgjigje për rtv21, nga kjo prokurori thonë se aktualisht çështja është në fazën fillestare të hetimeve.

“Por, nuk jemi në gjendje sot të diskutojmë apo japim detaje, meqë çështja është në fazën fillestare të hetimeve. PSRK, në koordinim me Policinë është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të siguruar të gjitha provat që do të shërbejnë për zbardhjen e rastit konkret.”. thuhet në përgjigjën e Prokurorisë Speciale.

Në anën tjetër pas intervistimit Besnik Bislimi tha se nuk ishte e nevojshme fare të intervistohej pasi që sipas tij ato fakte mund të mblidheshin edhe pa u intervistuar ai./21Media

Back to top button