Kaloni te përmbajtja kryesore

Khamenei thotë se Irani nuk do të dorëzohet

Udhëheqësi Suprem Ajatollah Ali Khamenei tha se kombi iranian “nuk është nga ata që dorëzohen”, një ditë pasi Presidenti i SHBA-së Donald Trump i bëri thirrje vendit të dorëzohej pa kushte.

“Le ta dinë amerikanët se kombi iranian nuk është nga ata që dorëzohen dhe çdo ndërhyrje ushtarake nga ana e tyre padyshim që do të rezultojë në dëme të pariparueshme”, tha Khamenei të mërkurën në një fjalim kombëtar – vetëm komenti i tij i dytë publik që kur Izraeli nisi sulmin e tij kundër Iranit javën e kaluar, raporton CNN, përcjell portali rtv21.tv

“Ata që janë të mençur dhe të njohur me Iranin, popullin dhe historinë e tij, nuk i flasin kurrë këtij kombi me gjuhën e kërcënimeve”, paralajmëroi ai.

Pasi Trump të martën tha se Khamenei ishte “një shënjestër e lehtë” për SHBA-në dhe Izraelin, ai më pas i shtoi kërkesat e tij në Truth Social: “DORËZIM PA KUSHT!”

Në fjalimin e tij, Khamenei tha se “amerikanët duhet ta dinë se çdo ndërhyrje ushtarake nga Shtetet e Bashkuara padyshim që do të rezultojë në dëme të pariparueshme”./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button