Prokuroria bullgare nesër do të dalë me informacione për aksidentin tragjik

Zëdhënësja e Prokurorisë së Bullgarisë, Sijka Mileva për TV21 ka njoftuar se prokuroria bullgare nesër do të dalë me informacionet e para për aksidentin tragjik ku humbën jetën 45 persona dhe u lënduan 7 të tjerë.
“Nesër, në ora 11 do të ketë paraqitje para mediave për hetimin për tragjedinë”, tha ajo.
Kujtojmë se kjo paraqitje do të jetë e para nga ky institucion i hetuesisë që kur dje, më 23 shtator, në autostradën Struma në Bullgari pësoi aksident autobusi i “Besa trans” Shkup. Në aksident humbën jetën 45 persona dhe u lënduan 7 të tjerë, teksa ktheheshin nga Turqia në Shkup pas një ekskursioni 3-ditor./TV21

Back to top button