Prokuroria e Ferizajt ndaloi katër persona
Të ndaluarit dyshohet se kanë kryer kryer katër vepra penale
Prokuroria Themelore në Ferizaj njoftoi se sot me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh katër persona të dyshuar, me inicialet A.L., F.S., L.B., dhe A.L.
Sipas komunikatës së Prokurorisë, ndalimi ka ndodhur për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Kontrabandimi i mallrave “, ”Dhënia e ryshfetit” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
“Prokurori i çështjes, ndaj të pandehurve, brenda afatit të caktuar ligjor pritet të bëjë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.”, ka bërë të ditur prokuroria përmes komunikatës./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?