Dy të dyshuarit për spiunazh ndalohen për 48 orë

(Lajm i përditësuar)


Dy të dyshuarit për spiunazh ndalohen për 48 orë

Prokuroria Speciale njofton se dy të dyshuarit për spiunazh janë ndaluar për 48 orë.

”Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njofton se ndaj të dyshuarve ka nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orësh dhe ndaj të njëjtëve do të ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Prokuroria jep detaje për arrestimin e dy të dyshuarve për spiunazh

Prokuroria Speciale e Kosovës ka konfirmuar aksionin e sotëm në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Agjencinë Kosovare të Inteligjencës.

Nga Prokuroria Speciale është bërë e ditur se pas zhvillimeve të hetimeve disa mujore, sot në bashkëpunim me Policinë dhe AKI-në kanë zhvilluar bastisje në dy lokacione të Kosovës dhe kanë arrestuar dy persona me nënshtetësi kosovare, të dyshuar për kryerjen e  veprës penale “spiunazhi”.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ndaj të dyshuarve ka nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orësh dhe ndaj të njëjtëve do të ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Raportohet se të dyshuarit për shumë vite kanë bashkëpunuar me strukturat e inteligjencës serbe. Njëri prej të arrestuarve ka qenë zyrtar doganor gjatë viteve 90-99, derisa pasluftës ka vazhduar të ushtrojë funksionin e doganierit gjatë periudhës së administrimit të UNMIK-ut në Kosovë.

Back to top button