Prokuroria jep detaje për rastin e 67-vjeçares në Dragash

Prokuroria Themelore në Prizren ka bërë të ditur se rasti i vdekjes së 67-vjeçares në fshatin Kuk të Dragashit është duke u hetuar.
Këtë për portalin rtv21.tv e bëri të ditur zëdhënësja për media në prokurori, Fitore Mehmeti.
“Lidhur me rastin, prokurori kujdestar ka ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore, dhe ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës me urgjencë të dërgohet për kryerje të obduksionit në Institutin e Mjeksësisë Ligjore (IML) në Prishtinë, për të kuptuar shkakun e vdekjes. Pas raportit të IML-së, dhe konstatimit të tyre do të veprohet më tutje. Po ashtu, prokurori ka autorizuar policinë për ndërmarrjen e veprimeve të tjera hetimore. Rrjedhimisht, rasti është nën hetime”, ka thënë Mehmeti për rtv21.tv.
Policia ka deklaruar se viktima dyshohet se ka pasur dhunë në familje, ajo ka vdekur në ora 05:00 të mëngjesit të hënën.
Rasti në polici është hapur si vdekje e dyshimtë./21Media 

Back to top button