Prokuroria jep detaje për shpërthimin në Klinë ku vdiq një 100 vjeçar
Një person i moshës rreth 100-vjeçare dyshohet se ka bërë vetëvrasje me granatë të dorës.
Ngjarja ka ndodhur të martën mbrëma në Klinë.
Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.
“Me urdhër të Prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, ka thënë Nikçi.
Ai tutje ka bërë të ditur se rasti është duke u trajtuar si hetim i vdekjes./21Media